KreuStil Jetese

Pas koncertit privat në Prishtinë, ja kur kthehet në Tiranë Elvana Gjata

Këngëtarja Elvana Gjata muajt e fundit përflitet se po i kalon në shoqërinë e miqve të saj në Kosovë. Pas koncertit të Pavarësisë ku ishte e ftuar për të performuar me ftesë të bashkëshortes së kryeministrit Haradinaj, Anita Muçaj, këngëtarja ka vendosur të qëndrojë ende në Prishtinë.

Prej muajsh tashmë po flitet për “2 gisht mjaltë”, filmin e këngëtares dhe aktorit të humorit Ermal Mamaqi e ndonëse  shty vazhdimisht data e madje u tha edhe se nuk do të publikohej si projekt, të enjten është mësuar se filmi do të shfaqet në kinematë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë duke nisur që nga data 28 mars.

Nuk dihet se kur do të mbahet premiera e komedisë, me gjasa 1-2 ditë përpara, duke rikthyer kështu Elvanën në Tiranë dhe në kontakt të drejtëpërdrejtë me publikun, duke qenë se koncerti i saj i fundit ishte vetëm për publik të zgjedhur e me ftesa.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF