KreuCelebrity

Shprehjet më të bukura nga gra të fuqishme për 8 Marsin!

 

“Sado e rëndësishme është të luftosh për të bërë realitet ëndërrat e tua, më shumë se kaq është ta jetosh plotësisht jetën” më këto fraza shumë domethënëse duam ta festojmë 8 marsin, fuqinë dhe rolin e gruas. Gratë e spektalit me eksperiencat dhe shprehjet e tyre kanë dashur të japin një mësim jete kujdo, duke na kujtuar se betejat dhe kauzat në ndihmë të grave të ndryshme në gjithë botën, kërkojnë të jenë gjithmonë në plan të parë dhe nuk do të rreshtin kurrë. Për Lady Gaga-n ia vlen të luftosh për ëndrrat, për Angelina Jolie, rrudhat tregojnë fisnikërinë e një gruaje, Emma Watson kërkon t’a jetojë plotësisht e lirë jetën e saj. Po kemi shumë shembuj të tjerë që tregojnë se gruaja është e pajisur me një forcë të tillë, siç është rasti i aktores Selma Blair apo femrave të tjera që i kanë kthyer betejat e tyre në frymëzim për të gjithë.

“Luftoni për ëndrrat tuaja, nuk ka rëndësi sa herë refuzoheni”

“Asgjë nuk është më, si më parë, por unë do të bëj të pamundurën”

“Bukuri nuk do të thotë që të kesh këmbë të holla apo dhëmbë perfektë. Bukuria qëndron në faktin që duhet ta jetosh jetën plotësisht”

 

“Më pëlqen ta shikoj veten tek plakem, sepse do të thotë që jam gjallë. Jetoj dhe plakem”

 

“Nuk dua të lyhem më. As të bëj tualet, as të mbuloj shpirtin, mendjen, mendimet, ëndrrat ….vështirësitë  dhe aq me teper  të pengoj rritjen time nga ana emocionale. Nuk dua të mbuloj asgjë’”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF