Arbana foli më në fund për ato që po thuhen për të!

U tha përpara disa ditësh se Arbana Osmani ishte larguar nga Top Channel, e për këtë variant kryesor ishte ai i mosmarrëveshjeve me drejtuesit e televizionit për cështjen e pagës. U diskutua dhe një “`sherr“ me Renato Mekollin, i cili mohoi të ketë pasur dicka të tillë. Së fundi, gazeta Mapo solli një variant tjetër: sipas saj, “mollë sherri“ është bërë një postim i Arbanës në faqen zyrtare të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” dhe që kishte lidhje me  regjisorin Eduart Grishaj, te perfolur si partneri i ri i moderatores. .

“Sherri ka nisur për shkak të publikimit të videoklipit të Xhensila Myrtezajt, të realizuar nga Eduart Grishaj, në faqen e emisionit që drejtohet nga Arbana. Drejtuesit e televizionit i kanë kërkuar Arbanës që ta heqë këtë postim nga faqja e ‘Dua të të bëj të lumtur’, por ajo ka kundërshtuar, duke thënë se është emisioni i saj, ajo është autorja dhe ka të drejtën të hedhë gjërat që dëshiron”, shkruan  Mapo. Ndaj të gjithë kësaj situate, Arbana reagoi përmes një postimi në Instagram: “Shihemi sonte në orën 21.00 me të tjera histori të jashtëzakonshme në ‘Top Channel.’ Faleminderit të gjitha portaleve për shfrenimin e fantazisë në lajme nga më të pabesueshmet, por që gjithsesi shumë argëtuese! Një përqafim për të gjithë!”, ka shkruar ajo.

Previous ArticleNext Article