KreuCelebrity

Celine Dion, “cimenton“ pozicionin si ikonë e re e stilit!!

Këngëtarja me famë botërore është kthyer papritur dhe në një të adhuruar të botës së modës! Përpara dukej se nuk ishte aq e fokusuar aty, por së fundi, Celine Dion është shndërruar në një ikonë të vërtetë stili.

Zgjedhjet e saj po provohen të pagabueshme dhe sytë po kthehen gjithmonë e më shumë nga Celine si një “lajmëtare“ e tendecave të fundit.

Në preferencat e saj hyjnë Alexandre Vauthier, Valentino, Dior e të tjerë. Industria e modës ka rënë në dashuri me entuziasmin e saj për stilin, të cilin e afishon sa herë që del nga shtëpia. Përgjatë këtyre pesë viteve të fundit, në performancat e saj në skenë ka veshur vetëm firma të mëdha, duke nisur nga Schiaparelli tek Versace.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF