KreuStil Jetese

Janë martuar me të huaj; 4 VIP-at shqiptarë që janë ‘sulmuar’ për partnerët

Disa personazhe të njohur shqiptarë kanë ndjekur zemrën dhe jo arsyen dhe janë dashuruar me partnerë të huaj. Por këto zgjedhje duket se nuk janë pritur edhe aq mirë nga fansat apo publiku dhe herë pas herë sulmohen në rrjetet sociale për këtë fakt.

Emina Cunmulaj

Modelja u dashurua me miliarderin nga Irani, Sam Nazerian dhe kjo zgjedhje nuk është pritur dhe aq mirë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Këta të fundit shpesh e kanë sulmuar filantropisten për zgjedhjen e saj, që tashmë nuk është vetëm bashkëshorti por edhe babai i dy vajzave të saj Ella dhe Mia.

Adelina Tahiri

Këngëtarja nga Shkupi u përpoq ta mbante historinë e saj të dashurisë me avokatin maqedonas Serjoza Markov larg vëmendjes së publikut por lidhja e tyre po merrte hapa seriozë e ndaj lidhja u bë publike. Krahas pakënaqësive që i kanë shprehur Adelinës se ka zgjedhur një partner me një diferencë të konsiderueshme moshe (Markov është 52 vjeç), 27-vjeçarja u përball edhe me sulmet e ofendimet e fansave se ajo kishte zgjedhur për bashkëshort një maqedonas dhe jo një shqiptarë.

Lorik Cana

Një patriot i thekur dhe një figurë aq e dashur për publikun si ajo e ish-kapitenit të kombëtares, Lorik Cana nuk mund të mos ‘shtangte me zgjedhjen e partneres së tij. Loriku u martua me arkitekten italiane Monica Ercoli duke ‘zhgënjyer’ publikun për shkak se pritej që partnerja e tij të ishte një vajzë shqiptare. Këtë ia kanë vënë në dukje edhe fansat sportistit, por ky i fundit ka thënë gjithmonë se bashkëshortja e do shumë Shqipërinë e madje për hir të dashurisë ka braktisur jetën dhe karrierën në Itali për qenë pranë bashkëshortit.

Linda Halimi

Këngëtarja nga Kosova ishte në kulmin e karrierës kur edhe në çështjet e zemrës po vinin ditë të lumtura. Ajo u dashurua me menaxherin e saj Davon Edëards, i njohur si Big D dhe shumë prej fansave dhe ndjekësve të saj u treguan racist për partnerin e saj. Sot dyshja jeton në Amerikë dhe janë të martuar që prej vitit 2000.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF