Jo vetëm një aktore tepër e dashur për shqiptarët; Mariana Kondi është dhe “ Ambasadore e paqes“!!!

Dhe kujt mund t`i “rrinte“ më mirë ky titull? Aktorja që ka rrezatuar përherë mirësi e i ka përcjellë publikut aq shumë ngrohtësi me atë buzëqeshjen e saj pashtershme, së fundi ka një mision të ri. Mariana Kondi këtë e tregoi vetë një postimi në rrjetet sociale dhe ishte e pamundur të mos tërhiqte vëmendje.

“Paqe në botë ! Kaq mjafton të thotë Miss Globe dhe fiton kurorën e bukurisë. Paqe në botë ! Kaq them unë, jo për të fituar kurorën e bukurisë por për të zgjuar bukurinë tuaj shpirtërore. Që nga dita e sotme, unë ndaj me ju misionin tim si “Ambasadore e Paqes”, atribuar nga “Federata e Grave për Paqen Botërore” ! Ky titull mu dha mua, unë po të besoj këtë mision, të gjithë sëbashku për t’a bërë këtë botë më të paqtë. Mirënjohje për Z.Ilir Çumani dhe për Znj.Katerina Minollari !

Dhe ne themi, se nuk mund te gjendej një njeri më i përshtatshëm për të folur për paqen. Një zgjedhje më të mirë, nuk mund ta mendonim!

Previous ArticleNext Article