Meghan, një shefe e vështirë: Në pak muaj dorëhiqen 3 asistente personale!

Të kesh mundësinë e një pune pranë Pallatit Mbretëror, me siguri për shumë është puna e ëndrrave. Por të jesh punonjësja e Meghan Markle, duket se nuk është aq e thjeshtë.


Ndërkohë që Duka dhe Dukesha i Sussex janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, mediat e huaja shkruajnë se asistentja personale e Meghan ka dhënë dorëheqjen. Amy Pickeryll ka qenë pranë ish-aktores që në fillim të fejesës me Harry-n dhe e ka ndihmuar Markle me çështjet e Mbretërisë dhe projektet e bamirësisë.


Amy ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i asistentes personale të Dukeshës, por ka premtuar se do të qëndrojë pranë saj deri sa të vijë bebi. Pickeryll është punonjësja e tretë që jep dorëheqjen në vetëm pak muaj dhe thashethemet qarkullojnë se arsyeja është Meghan; e cila duket se është një shefe shumë e vështirë.

Previous ArticleNext Article