KreuCelebrity

Cili është më xheloz, dhe cili thotë më shpesh të dua! Rrëfehet Orinda!

Para pak ditësh ata festuan vitin e 12-të lidhjes, ku me anë të një postimi ndërthurur me dashuri e humor, Orinda uroi që marrëdhënia e saj me Turin të zgjasë deri në fund të jetës.

Moderatorja e “Jo vetëm modë” ishte e ftuar këtë të diel në “BE Caffee”, ku ndër të tjera rrëfeu edhe disa  detaje rreth marrëdhënies me bashkëshortin Turjanin. Cili prej të dyve është më xheloz, e cili thotë më shpesh të dua?

“Unë jam më xheloze se Turjani, ose unë e shfaq më shumë se ai” u shpreh Orinda, ama kur vjen puna tek fjala ‘të dua’ duket se është Turi ai që e thotë më shpesh në lidhjen e tyre.

“Turjani thotë më shpesh të dua, por dhe unë e dua pafund”, ka vijuar më tej moderatorja.

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 27 korrik 2017.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF