KreuStil Jetese

E shanë për vetullën e bashkuar, Ronela Hajati reagon ndaj komenteve

Pak ditë më patë këngëtarja Ronela Hajati publikoi një foto të sajën realizuar së fundmi ku shfaqej me vetullat e bashkuara në një të vetme.

Imazhet me gjasa janë realizuar për klipin e ri të artistes, ndonëse vetë Ronela nuk ka ka dhënë detaje të tjera. Por kjo foto krahas disa komenteve pozitive është hasur edhe me mospëlqimin e ndjkësve të këngëtares në Instagram që e kanë cilësuar ‘vetullën e bashkuar’ të Ronelës si të shëmtuar.

Por si i ka pritur Ronela Hajati komentet që iu bënë për foton në fjalë?

Këngëtarja ka postuar në dotën e sotme një tjetër foto të ngjashme me atë të mëparshmen vetëm se kësaj here me një lot që i pikon nga syri e duke e komentuar atë “unë kur pashë komentet për vetllën”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF