KreuStil Jetese

Palltoja ngjyrë smeraldi e Meghan Markle sapo ka dalë nga pasarela!

Është i njohur tashmë fiksimi i personazheve të njohura të vishen me koleksionet e fundit, sapo dritat dhe reflektorët të bien mbi to. Kemi parë Rihanen, Celine Dion apo Zendaya-n të cilat s’kanë nguruar të vishen menjëherë pas shfaqjeve me veshjet që sapo kanë kaluar në pasarelë. Dhe përjashtim në këte rast nuk bën as dukesha e Sussex-it Meghan Markel, e cila po shijon dhe ditët e fundit të shtatëzanisë. Gjatë vizitës së saj në Canada House, dukesha dukej e mrekullueshme përkrah Harry-t me veshjen e krijuar nga Erdem Moralioglu, veshje kjo që hapi dhe sfilatën e kësaj shtëpie mode.

Palltoja oversize ngjyrë smeraldi, me gurë të qëndisur hijeshonin figurën e dukeshës, e cila u dashurua menjëherë me këtë model, sapo modelja Guinevere Van Seenus sfiloi në paraselë gjatë javës së modës londineze. Dukesha i zëvendësoi këpucet balerina me një palë këpuce elegante me takë të Aquazzare-s.

Dukesha e Sussex-it gjithmonë është shquar për zgjedhjet e saj të stilistëve, ashtu siç është rasti dhe i Erdem Moralioglu, i cili ia dedikoi koleksionin Pranverë 2018, mbretëshës Elizabeta II, ku modelet e veshjeve që kaluan në pasarelë i afroheshin shumë stilit mbretëror.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF