“Na turpërove vendin, si je katandisur kështu“; Bleona Qerreti i kthehet keq ndjekësit! 0

 Në media qarkulloi shpejt lajmi se Bleona Qerreti do të jetë pjesë e një seraili të ri në Shtetet e Bashkuara, “ Paper Empire“. Vetë këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale foto që tregojnë sesi do të duket personazhi i saj; disave u janë dukur mirë, të tjerëve jo. Disa prej këtyre të fundit u treguan të ashpër me Bleonën, duke e quajtur “një turp“ pamjen e saj.

“Pse je katandisur kështu, nuk e shikon atë shoqen si është veshur? Pse na turpëron si Shqipëri?”- shkruan një nga komentuesit. Këngëtarja I ka dhënë dhe ajo një përgjigje të vrazhdë: “O ti hajdar, na fal që të ‘turpërova’, po unë jam me veshjen e filmit se jam me xhirime, kurse ajo ‘shoqja’ është një nga asistentet e produksionit në film- teknikisht personi që më sjell kafenë. Po pse po harxhoj frymën unë me ty dhe nuk ta bëj bllok ashtu siç e meriton ti ‘nona e moralit’, atë nuk e kuptoj.” –  ka shkruar ajo.

Previous ArticleNext Article