Për barazinë gjinore, ‘Vodafone’ programe enkas për fuqizimin e grave 0

Reconnect, Code like a girl, Politika e Lejes së Lindjes dhe Politika për dhunë në familje e prezantuar së fundmi nga Vodafone, janë disa nga programet, që kjo kompani i ka dedikuar fuqizimit të grave, dhe promovimit të barazisë gjinore në ambientin e punës.

Në vijim të prezantimit të kësaj politike të re, Vodafone Albania organizoi një diskutim të hapur mes punonjësve të saj dhe një paneli ekspertësh nga institucionet shtetërore, media, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare. Aktiviteti u hap me një histori reale të shkruar nga një vajzë e re, e prekur nga dhuna dhe rrëfyer nga aktori Lulzim Zeqja.

Drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris falenderoi pjesëmarrësit dhe ndau me ta angazhimin e Vodafone për barazinë gjinore dhe ofrimin e mundësive të barabarta në ambientin e punës. Ai u shpreh se politika e prezantuar së fundmi nga Vodafone për përkrahjen e punonjësve të prekur nga dhuna në familje, i shtohet listës së gjatë të iniciativave dhe programeve që Vodafone ia dedikon fuqizimit të grave dhe promovimit të barazisë gjinore.

Programe si Reconnect, Code like a Girl, Politika e Lejes së Lindjes, etj. janë shembull i angazhimit të Vodafone në komunitetet ku operon. Ai theksoi se Vodafone nuk do ndalet këtu dhe së shpejti do prezantojë zgjidhje të reja në ndihmë të komunitetit, falë oportuniteteve të panumërta që të ofron teknologjia.

Paneli i ekspertëve u përfaqësua nga zv. ministrja e Brendshme znj. Romina Kuko, gazetarja znj.Eni Vasili, përfaqësues nga UN Women Albania, znj. Erisa Çela dhe znj. Alba Agolli, mjeku psikiatër dhe psikoterapeut z.Neli Demi dhe drejtoresha e shoqatës “Të ndryshëm, të barabartë”, znj. Marjana Meshi. Diskutimi interaktiv i drejtuar nga gazetarja Zefina Hasani, trajtoi aktualitetin e këtij fenomeni në vendin tonë dhe dha mesazhe të forta për rolin kyç që secili institucion, kompani apo shoqëri civile ka në minimizimin e rasteve të dhunës në familje.

Prezantimi i kësaj politike të re e rendit Vodafone si një nga kompanitë e para në nivel global që i dedikon një politikë përkrahëse këtij fenomeni social, që edhe në vendin tonë kap shifra të konsiderueshme të prekurish.

Previous ArticleNext Article