Tendenca e fundit e flokëve? Kacurrela të lirshme e sa më natyrale!! 0

Dhe statueja e artë këtë radhë shkon…për flokët natyralë!! Janë tendenca më  e fundit, ose më saktë,  janë rikthyer fuqishëm e këtë e tregoi fare qartë parukieri I Miley Cyrus, Bob Recine, që mbrëmjen e Oskarëve I bëri yllit të popit një krehje surprizë: karrucela të crregullta, të lirshme, lëshuar në njërën anë, dhe këngëtarja shkëlqeu, nuk themi dot të kundërtën!!

Jemi në një kohë kur perfeksioni nuk është më aq i rëndësishëm, thotë ai; ajo që po theksohet më shumë tani është stili personal dhe karakteri I gjithësecilit, shton Recine. Për këtë arsye, po kthehet vëmendja gjithmonë e me shumë tek natyrshmëria e derdhjes së lokut, një “styling“ natyral, që sigurisht nuk është tamam e njëjta gjë me flokun e crregullt!!

Previous ArticleNext Article