KreuCelebrity

Sërish telashe për Bebe Rexhën; kësaj here e kritikon ashpër e ëma!

Pak ditë më parë ajo bëri publik faktin se babai  është tejet i mërzitur me skenat që pa në videoklipin e së bijës Bebe Rexha. Ndonëse “Last Hurrah” rezultoi një këngë mjaft e suksesshme për yllin ndërkombëtar, duket se babai i Bebe-s nuk ka qenë aspak dakord me mënyrën e realizimit të klipit, duke e cilësuar si porno.

Kur u duk se ylli nga Kosova po i sheshonte mosmarrëveshjet me të atin, këngëtarja ka zbuluar se edhe me mamin ka patur mospajtim në klipin “Im a mess”. E ëma e Bebes e ka kritikuar ashpër të bijën, për faktin se në tekstin e këngës thuhet në një moment “do të jetë një jetë e mirë, kështu më thotë terapisti im”.

Sipas nënës së Rexhës kjo pjesë e tekstit mund të bëjë që njerëzit të mendojnë se ajo nuk e ka rritur mirë të bijën.

“Mami është 2019; është në rregull të ulesh dhe të flasësh me dikë që s’di asgjë për ty. Është në rregull të kujdesesh për veten. Jo vetëm fizikisht, por edhe mentalisht.Njerëzit frikësohen nga kujdesi për veten, sepse nuk duan të gjykohen. Ndërsa unë, dua të vë pikërisht këtë gjë në pah.”; është shprehur ylli i “Im a Mess” për “AOL

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF