KreuFashion

Zbulohet SKANDALI që fshihet pas bllokimit të Facebook dhe Instagram ditën e djeshme!

Për disa orë me radhë, nisur që nga pasditja e djeshme (13 mars) e deri në darkë vonë, rrjetet sociale facebook dhe instagram pësuan një bllokim global, ku miliona përdorues hasën probleme gjatë navigimit në këto rrjete.

“New York Times” ka zbuluar sot arsyen e vërtetë të këtij bllokimi, e duket se nuk ka të bëjë aspak me përditësim faqesh siç pretendohet nga krijuesit e facebook. Prestigjozja amerikane shkruan se pas probleme të shfaqura ditën e djeshme, fshihet një skandal i madh, e për këtë arsye Prokurori Michael LaForgia ka ngritur një hetim kriminal kundër facebook.

Sipas tij,  facebook-u shet të dhënat e përdoruesve te kompanitë e treta si Apple, Google, Microsoft e Amazon. LaForgia ka rrëfyer se facebook shet preferencat e përdoruesve edhe në kompani që merren me shitje armësh, alkooli e ilaçeve.

Preferencat e përdoruesve përdoren nga kompanitë që kanë lejen t’i kontaktojnë përdoruesit në mënyrë të fshehtë (përmes videove ose reklamave) me qëllim të shesin produktin e tyre. Ditën e djeshme nga orët e pasdites deri sot herët në mëngjes Departamenti i Krimeve në Internet në New York ka bërë një investigim të thellë mbi dosjet e facebook-ut dhe kjo ka qenë arsyeja e vërtetë e bllokimit të djeshëm.

Drejtuesi i Marrëdhënieve Publike të Facebook Chris Cox tha për Neë York Times se ‘’Këto akuza janë absurde. Në do bashkëpunojmë me hetuesit deri sa ata të binden se Facebook nuk ka kryer asnjë akt kriminal. Për ne përdoruesit tanë me të rëndësishmit.’’

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF