KreuCelebrity

55 vjec dhe sërish me një super trup, Elle Macpherson: “ Nuk i druhem më moshës“!!!

E kanë mbiquajtur “ The Body“, “Trupi“, sepse ish modelja australiane qe mbush tani shpejt 55 vjec por qe nuk duket kurrë aq, është konsideruar si një nga femrat me trupin më të bukur në botë, e jo më kot. Ajo arrin të ruajë përmasa për tu pasur zili, e gjitha meritë e stilit të shëndetshëm të jetesës dhe sportit.

“Dikur kam qenë krejtësisht e varur nga sheqeri“, thotë Elle Macpherson, “e për këtë arsye flija shumë keq, kisha luhatje të humorit e ndihesha e stresuar gjithë kohën. Pastaj, pija shumë pak ujë dhe nuk haja sa duhet perime. Por që kur I hyra një diete të balansuar e të shëndetshme, nuk u ktheva më kurrë prapa“.

Sekreti I formës së saj të shkëlqyer fizike është gjumi I mjaftueshëm, ushtrimet, 3 litra ujë në ditë dhe konsumi I produkteve më origjinë vegjetale, të freskëta e të paperpunuara shumë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF