KreuCelebrity

Balerini shqiptar, së shpejti prezantues; ja emisioni që do ta shohim

Prej disa kohësh ai nuk është më pjesë e trupës së baletit “Albi Nako Dance” në Tv Klan, e duket se për Graciano Taganin karriera e tij do të vijojë në një tjetër kahje, atë të moderimit.

Ndonëse nuk bëhet fjalë për një program tërësisht të tijin, Tagani do të ketë një rubrikë në emisionin “Mos i fol shoferit” në Tv Klan, që do të quhet “Dance With Graciono”. Ashtu siç mund të kuptohet, në qendër të kësaj rubrike do të jetë ajo çka Graciano di të bëjë më së miri, baleti.

Duket se balerini do të ketë të ftuar VIP në studion e tij, që sigurisht nuk mund të ishte tjetër, përveçse një palestër baleti, ku krahas numrave të baletit ai zhvillon edhe një bisedë me personazhin e ftuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF