KreuStil Jetese

Si këto syze dielli nuk kishit parë: koleksioni i fundit i Dolce & Gabbana, “Devotion“, është ekstravagancë e gjallë!!!

Syzet e reja të shtëpisë së famshme italiane të modës shkrijnë klasiken me stilin barok në një përzierje ngjyrash të zezë dhe të artë. Cdo personalitet mund të gjejë modelin e tij. Koleksioni quhet “ Devotion“, frymëzuar nga një dashuri që kapërcen kufijtë e kohës dhe të hapësirës. Objektet më të fundit të kësaj devotshmërie u bënë pikërisht syzet e diellit.

Janë modele të ndryshme të menduara për femra të ndryshme: ato më guximtaret mund të përdorin syzet oversize me lente të zeza, ku shkronjat D e G pasurohen me nuanca floriri. Për ato më tradicionalet, janë syzet e metalit me një profil fin me filigran, të lehta dhe elegante.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF