Jonida Maliqi flet për divorcin:`Kur kthehet në domosdoshmëri“… 0

Në “ Xing me Ermalin“ ka shumë të qeshura, por të ftuarit tashmë duhet ta dijnë sesa I drejtpërdrejtë mund të bëhet ai e të përgatiten edhe për pyetje të vështira. Divorci nga bashkëshorti është dicka për të cilën Jonida Maliqi nuk ka shumë qejf të flasë, megjithatë Ermali e ngacmoi pikërisht aty.

“A është bukur kur ndahesh?” e pyeti hapur ai. Jonida dha këtë përgjigje: “Është relativisht e vështirë, por kur kthehet në domosdoshmëri për të qenë më tej jetesa më e qetë, më e lumtur, dhe më e bukur, i jep vetë zgjidhje në këtë formë.” Këngëtarja i dha fund dy vjet më parë martesës 17-vjeçare me Gent Prizrenin me të cilin ka një djalë.

 

Previous ArticleNext Article