Olta Boka hap zemrën e flet për lidhjen me djalin e deputetit, poor…

Ajo është hermetike për jetën e saj private, ndonëse dihet tashmë që prej vitesh po jeton një histori dashurie me partnerin e saj me Iv Rrokaj-n, djalin e deputetit të LSI-sëShezai Rrokaj.



E ftuar në emisionin “Thumb” këngëtarja pranoi lidhjen e saj por tregoi edhe arsyen se përse edhe pas kaq shumë vitesh vazhdon të mos publikoj asnjë foto me djalin që i rrëmbyer zemrën.

Mjaftohem me dy-tre informacione që më tregojnë mua të vërtetë. Një gjë më shumë askujt nuk do hynte në punë. Dua ta kem për vete. Një gjë shumë të shtrenjtë e mban për vete”, pohoi Olta.

“Unë kam zgjedhur të jem artistja në ekran jo njeriu për të bërë skoop-e. Historia ime gjithnjë do përbënte lajm. Unë jam e lirë për ta puthur atë në publik. Historia ime është zbuluar që në fillime. Në ekran jam munduar ta shmang sa më shumë këtë si temë se pastaj fillojnë bëjnë rezumenë e jetës.”, përfundoi artistja e re duke thënë diçka por duke mos zbuluar edhe shumë nga jeta e saj personale.

Previous ArticleNext Article