Alban Skënderaj rrëfen dhimbjen e tij dhe të Miriamit!!

Më së shumti, këngët e tij kanë qenë një himn për dashurinë, por së fundi, Alban Skënderaj i përloti fansat e vet me një krijim të kushtuar nënës së partneres së vet. Teksti “ Plagë në gjysmë shpirti’ qenka bërë përpara 10 vjetësh, por vetëm tani mbërrin tek publiku. Këngëtari rrëfeu se dhimbja për humbjen e nënave, është një e përbashkët tjetër që ka me Miriam Canin.

“E kam shkruar saktësisht para 10 vitesh edhe pse ka qene gjithmone me shume e Miriamit se sa e imja si kenge. E kam shkruar menjehere pasi nëna e saj e dashur u largua papritur dhe tepër e re nga kjo botë. Une hodha ne vargje e muzike dhimbjen e Miriamit dhe pse perjetimi ishte i fortë edhe për mua. Nënën e saj e kujtoj si një njeri te jashtezakonshem qe kujtdo i dhuronte vetëm buzëqeshje dhe mirësi. Miriami nuk ka mundur dot asnjënjëherë për shkak të emocioneve por c’eshte e verteta te dy, ndoshta gabimisht, kemi menduar qe dhimbje te tilla kaq te thella dhe personale nuk ka nevoje te ndahen me publikun por duhen mbajtur per vete dhe me vete. U bene gati 2 vite qe une kam humbur nenen time tashme dhe ne momente të vështira, kur nuk kam mundur të gjej asnjë përgjigje, më shumë se kurrë ndjenjat e mia janë pasqyruar ne keto vargje“, ka thënë ai.

Miriami reagoi dhe ajo duke falenderuar partnerin për gjestin e tij të vecantë.

 

Previous ArticleNext Article