Djali kaloi tumor, këngëtari me famë botërore Michael Buble e pranon se nuk do ta përballonte dot më një situatë të tillë!! 0

Ishte një betejë e fortë ajo që Michael Buble zhvilloi me sëmundjen e të birit, makthin e tmerrshëm të një prindi. Djali I tij pesë vjecar u diagnostikua dy vjet më parë me kancer në mëlci, por falë përpjekjeve të mëdha të mjekëve, arriti t`i kapërcente momentet e vështira. Për t`I qendruar atij sa më pranë, Michael u largua nga muzika, edhe pse ishte në kulmin e suksesit.

Tani, këngëtari I famshëm pohon se frika e tij më e madhe është një rishfaqje e sëmundjes së djalit. Michael, që me të shoqen Luisana Lopilato ka dhe dy fëmijë të tjerë,  Elias, tre vjec dhe Vida 7 muajshe, shprehet me sinqeritet se nuk e di nëse ai apo bashkëshortja do të ishin aq te fortë sa të kalonin nëpër një situatë të tillë përsëri.

Previous ArticleNext Article