KreuCelebrity

Nga mëngjesi deri në darkë: Njihuni me rutinën e ditës së Drini Zeqos

Gazetari i njohur i Tv Klan është një ndër djemtë më simpatik të ekranit, ndaj kureshtja për të ditur më shumë rreth Drini Zeqos jashtë studios televizive është përherë i madh. I ftuar në programin “My Living”, spikeri i lajmeve ka rrëfyer rutinën e çdo mëngjesi në përditshmerinë e tij.

“Zgjohem çdo ditë në orën 07:30 dhe pi kafen në shtëpi, që shoqërohet me një mëngjes të lehtë; mund të jetë një vezë e zier, një bukë e thekur, apo biskota. Menjëherë pas mëngjesit, unë shkoj në palestër. Palestra në mëngjes më bën shumë mirë, më jep energji, më bën t’i shoh gjërat më me pozitivitet gjatë ditës”; ka treguar Drini për moderatorin Arjon Muça.

Më tej dita e Zeqos me vijon  me mbledhjen e stafit të Opinion në orën 12:00 ku dikskutojnë temat apo ajo çka do të diskutohet në puntatën e ardhshme të emisionit. Pjesa tjetër e ditës për Drinin vijon me drekën në shtëpi, e më pas sëris drejt Tv Klan, ku përgatitet për Edicionin Qendror të lajmeve.

Sa i përket darkës, për Drini Zeqon jeta e natës nuk është më shpesh pjesë e darkave të tij.

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF