Wow! Sportistët e Red Bull X-Fighters FMX dhurojnë spektakël për Ditën e Verës

Kjo nuk është hera e parë që sportistët e Red Bull X-Fighters FMX nderojnë me prezencën e tyre duke dhuruar një show të pakrahasueshëm dhe mbreslënës. Shfaqja e djeshme për festimet e Ditës së Verës në zemër të Tiranës rezultoi me një audiencë të lartë dhe një atmosferë të mbushur plot me adrenalinë dhe spektakël pwr qytetarët e pranishëm.

Ashtu energjik, plot stile dhe rrotullime në ajër thuajse të pabesueshme për syrin e publikut, të cilët i shijuan të dielën e 17 marsit tek Sheshi “Nënë Tereza”!

Çfarë i karakterizon dhe i bën bashkë këta Sportistë të talentuar dhe profesionist të Red Bull?

Pasioni, sakrifica dhe guximi janë cilësitë që i gjen tek sportistët e njohur Martin Koren, Julian Vanstippen dhe Aleš Liemann. Julien i quajtur ndryshe “gjaku i ri i Belgjikës” dhe Ales i cili ka përballuar 32 kocka të thyera gjatë karrieres së tij, befasuan sot të gjithë të pranishmit në Shesh me performancën e tyre spektakolare dhe ekstreme.



Shfaqja zgjati një orë e dhjetë minuta, me dy raunde të cilat u realizuan disa figura dhe akrobaci si: backflip, cliffhanger, tsunami, etj.

Dy sportistët jo vetëm performuan atë që ata dinë të bëjnë më mirë, por edhe u treguan mjaft miqësorë dhe gatshëm për të bërë foto, për të dhënë autografe si dhe duke shkëmbyer biseda me spektatorët.

RRETH RED BULL X-FIGHTERS

Red Bull X-Fighters është një garë e stilit te lirë të motoçikletave, e zhvilluar në arenat dhe vendet më të famshme të botës. Krijuar në vitin 2001, Red Bull X-Fighters është ngjarja më popullore e motocross freestyle në botë me një histori 15-vjeçare dhe më shumë se 50 evente të kaluara në gjashtë kontinente. Motorristat janë të ftuar të konkurrojnë një kundër një, ose sic i themi ndryshe kokë më kokë përmes një serie të raundeve me eliminim në disa prej vendeve më të njohura të botës.

 

Previous ArticleNext Article