KreuStil Jetese

Xhesika Berberi në eventin e supermodeleve, për pak e ngatërruam me ëngjëjt e Victoria’s Secret!

Modelja shqiptare Xhesika Berberi ka pasur fatin të jetë e pranishme në eventin e së dielës mbajtur në Los Angeles, “Daily Front Roë”. 27-vjeçarja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një seri fotosh e videosh nga momentet e ceremonisë së ndarjes së çmimeve ku kaqenë qenë të pranishme Lady Gaga e emra të njohur të pasarelave si Adriana Lima, Rosie Huntington-Whiteley, Candice Swanepoel, etj.

Në event, modelja shqiptare ka mundur të realizoi edhe një foto me ikonat e modelingut Candice Swanepoel e Stella Maxwell dhe e ka publikuar atë në Instagram. Xhesika kishte zgjedhur që për këtë event të shfaqej e veshur me një fustan të shkurtër me print leopardi ndërsa flokët t’i mbajë të lëshuar e të krehur thjeshtë.

Ajo çfarë mund të themi ndërsa shohim këtë foto është se po të mos e dinim që Xhesika është shqiptare, me siguri do ta kishim ngatërruar me ëngjëjt e Victoria’s Secret!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF