Meghan Markle shkëlqeu e veshur me pallton e blerë në dyqanin e rrobave të përdorura! 0

Vetëm pak ditë para se të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, Meghan Markle bëri daljen e radhës publike dhe as kësaj here nuk zhgënjeu.

E veshur me një pallto vintage Dior, Dukesha e Sussex sapo bëri një rikthim të veshjes së Jackie Kennedy, e cila ka veshur për herë të parë një pallto të tillë në vitin 1960, kur ishte edhe ajo shtatzënë.

Pallto e viteve 50’ mendohet të jetë marrë në “William Vintage” i cili është një dyqan ku shiten veshje luksoze të dorës së dytë.  Mami në pritje e kombinoi pallton e një kapele nga Stephen Jones dhe me çantën ‘box’ nga marka Victoria Beckham.

Familja mbretërore britanike është në përgatitjet e fundit për pritjen e fëmijës së Meghan dhe Harry, I cili do të vijë në jetë në fillim të muajit prill.

Previous ArticleNext Article