KreuCelebrity

Moderatori i famshëm përlotet pasi ndihmon konkurentin: “ Mund të kishte qenë djali im“!!

Luca Geri, konkurenti i fundit i puntatës së 12-të të  “Chi vuol essere milionario?“ ( kush do që të jetë milioner)  ishte protagonist i një momenti që do të mbetet në historinë e quiz-eve të Canale 5, si për faktin që ishte shumë I përgatitur duke i lënë kështu mbresa të gjithëve, ashtu edhe për lotët që bëri Gerry Scottin të derdhë.

Ndihma e moderatorit ndikoi që ai të fitonte 30 mijë euro. Djaloshi që studion për inxhinjeri I kaloi me lehtësi shumë prej pyetjeve të para, duke nisur nga logjika e deri tek Winson Churchill.

Por kur mbërriti tek pyetja 15 mijë euroshe, ai pati nevojë për ndihmë dhe Gerry ia dha, duke i sugjeruar atë që më pas do të rezultonte përgjigja e duhur. Fakti që i riu, I cili e meritonte plotësisht atë cmim, arriti ta merrte, e preku shumë Gerry-n, qe në fund tha për Luca-n se ishte një prej konkurentëve më të mirë që ka pasur ndonjëherë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF