KreuCelebrity

Sherri mes shtëpiakeve të dëshpëruara: cfarë thotë Nicollette Sheridan për arrestimin e Felicity Huffman!!

Bëri bujë të madhe në media lajmi i arrestimit të aktores së famshme Felicity Huffman dhe kolegia e saj e serialit tejet popullor. “ Shtëpiake të dëshpëruara“, nuk i ka dalë aspak në krah.

Sipas Nicollette Sheridan, përfshirja e Felicity në skandalin e mitdhënies për të favorizuar shkollimin e së bijës , ishte e turpshme. Nicollette, që interpreton në serial Edie Britt, u shpreh se ishte skandaloze ajo cfarë ka ndodhur me pagesat që janë bërë për t`I lehtësuar shkollën fëmijëve.

“Fuqia e parave dhe mundësia për t`i marrë atyre më pak të privilegjuarve, është vërtet shqetësuese“, u shpreh aktorja. Hetimet vazhdojnë, por Felicity dhe disa prindër të tjerë gjenden nën akuzën se I kanë dhënë para profesorëve dhe mësuesve të fiskulturës që fëmijët e tyre të mbërrinin në universitetet elitare të SHBA-së.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF