Majlinda Bregu rrëfen dasmën e saj: “ Zgjati tre ditë….“`

U gjend përpara një publiku carmatosës: Majlinda Bregu nuk pati “ mundësi“ tjetër përvecse t`i përgjigjej hapur pyetjeve të fëmijëve tek “ Kurthi i Piter Panit“. Politikania e njohur, aktualisht Sekretare e Përgjithshme e  Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, rrëfeu disa detaje të lidhura me atë që është dita e madhe e një vajze, dasmën.

Ish deputetja demokrate lidhi kurorë në vitin 1997.  “Kur jam bërë nuse, kam veshur dy fustane, sepse kështu ishte koha. Dasma niste që të premten dhe vazhdonte deri të dielën. E mbaj mend si një ditë të lodhshme, sepse kishim marrë një apartament me qira që po e mobilonim asokohe…. Por e kam shijuar e jam argëtuar pa fund. Të premten festova me shoqërinë, të shtunën me familjen time dhe të dielën me familjen e bashkëshortit…Por pati edhe makina të vjedhura ato ditë, edhe të dasmorëve, edhe të krushqëve.  Pati edhe përmbytje të makinës pasi dasma përfundoi… shumë peripeci.’ , – e ka përfunduar Majlinda rrëfimin e vet.

Previous ArticleNext Article