Përvoja unike e hekurosjes

Një njeri i zgjuar nuk i thotë kurrë jo ndihmës. Femrat në ditët e sotme kanë nevojë për sa më shumë lehtësi duke marrë parasysh stilin e jetesës dhe faktin që çdo gjë ndryshon shpejt. Orë të gjata në punë, orë të gjata në trafik dhe shumë pak kohë mbetet për të qëndruar në shtëpi e për t’u relaksuar. Femra mban përgjegjësinë e të shndërruarit të një banese në shtëpi nëpërmjet përkujdesjes që ajo ofron në çdo gjë që bën. Tashmë një nga punët më të bezdisura mund të jetë më e lehtë për ju falë Hekurit me Kaldajë Philips PerfectCare .

Për vetë faktin se përvoja e parë është gjithmonë mënyra më e mirë për të përshkruar një produkt, kontaktuam Ilda Tafaj, e cila ka përdorur Hekurin me Kaldajë Philips PerfectCare për një periudhë kohore, dhe e pyetëm se cili është mendimi i saj bazuar në eksperiencën e saj me këtë produkt:

Ilda Tafaj:



“Jam e surprizuar nga ky hekur!”

“Ajo çka më irriton kur hekuros është uji që rrjedh, gjë që ma bën procesin më të vështirë.

Duke shpenzuar më tepër se dy orë kohë, stresohesha.

Kur mora Hekurin me Kaldajë Philips në fillim, isha skeptike, por që me përdorimin e parë jam habitur.

Pa patur nevojë për të ndërruar temperaturën për materiale të ndryshme, falë teknologjisë OptimalTemp, hekurosja nuk ka nevojë më për shumë kohë dhe është 100% pa djegie. Mjafton ti kalosh sipër veshjes njëherë dhe rrudhat zhduken menjëherë!

Avulli që del nga hekuri është aq i fortë, aq sa nuk kam nevojë ti hekuros rrobat nga të dyja anët. Mund ta përdoresh edhe vertikalisht mbi rrobat në varëse pasi PhilipsPerfectCare është shumë i lehtë në peshë.

Është perfekt për të hekurosur rroba me qëndisje po ashtu edhe xhaketa më të rënda. Gjithashtu mund ta përdorësh për të rifreskuar rroba të cilat kanë marrë erë nga ushqimi apo cigaret.

Rezervuari i hekurit mban ujë mjaftueshëm aq sa nuk do të të duhet ta rimbushësh gjatë përdorimit.

1.8 litra dalin për të hekurosur të gjitha rrobat. Pjesa më e mrekullueshme është fakti se mund të përdorni ujë nga rubineti pasi teknologjia e kaldajës filtron mbetjet, të cilat herë pas herë mund ti pastroni lehtësisht.

Hekuri me Kaldajë Philips PerfectCare është produkti më i mirë që do përdorni ndonjëherë!!!

Përveçse ju kursen shumë kohë është i butë edhe në copat më delikate duke ju ofruar përvojën më të mirë në hekurosje. Une ua rekomandoj me plot bindje!”

Hekuri Philips me Kaldajë është me të vërtetë novacion për proçesin e hekurosjes, me më pak kohë dhe përpjekje ua bën jetën më të mirë. Klikoni në http://www.ironing.philips.com.al për të parë gamën e plotë të Hekurave Philips me Kaldajë.

Zbuloni më shumë nga eksperienca e Ildës në këtë video.

https://www.instagram.com/p/Br2sVhZnjg3/

Previous ArticleNext Article