KreuCelebrity

Këngëtarja shqiptare tregon momentin më “të frikshëm të shtatzanisë: “ Nuk e ndieja më bebin“!!!

U bë nënë përpara disa muash dhe fëmija ishte i shumëpritur për të. Maya nuk ka ngurruar t`i tregojë dhe më parë vështirësitë e shtatzanisë,  por këtë radhe tek “Rudina“ ajo  rrëfeu dicka që nuk  e kishte përmendur deri tani. Bëhet fjalë për një periudhë të cilën është e lehtësuar që  e ka hedhur pas krahëve. Kur ishte në fundin e pritjes së ëmbël, ajo thotë se kaloi momente stresi të fortë sepse nuk e ndiente foshnjen të lëvizte. Kjo duket erdhi si pasojë e tensionit te larte.

“Lindja shkoi mirë, por një ditë përpara se të lindja, bebja nuk po lëvizte më për arsye të ngritjes së tensionit tim. Fillova të mendoj se diçka seriozisht nuk ishte në rregull. Dy javë para se të lindja nuk më ulej tensioni dhe u ndërpre edhe zhvillimi i bebes, nuk po merrte peshë siç kishte marrë në ato kohë. Herë të tjera kur jam futur në operacion nuk kam pasur frikë apo ankth, por kur do lindja kalova gati gati një gjendje shoku. Kur dëgjova të qarat e para të tij u qetësova”, tregoi Maya, ndërkohë që Jonasi është mëse i shëndetshëm dhe një gëzim për prindërit e tij!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF