Adrola Dushi: “ Ja për cfarë më paragjykonin kur erdha në Tiranë“!!! 0

Sot është kthyer në një prej sinonimeve të bukurisë shqiptare; shumë mendojnë, nga ato që shohin në rrjetet sociale, se një vajzë kaq  e vlerësuar jeton medoemos në luks, por Adrola Dushi tregon edhe një herë se është me këmbë në tokë. E ftuar në  misionin “E Diell” , modelja rrëfeu se ka në fakt një jetë të thjeshtë dhe shpjegoi se ka pasur një fëmijëri si të gjithë të tjerët.

Adrola, sic thotë, nuk ishte aspak një fëmijë I përkëdhelur. “Ndihmoja mamin dhe nuk kisha kaq lodra sa Troi sot“, kanë qenë fjalët e saj. Bukuroshja kujtoi ndër të tjera sesi kur erdhi në Tiranë nga Rrësheni, paragjykohej shumë për shkak të dialektit.

“Kam pasur familje shumë fanatike, nuk dilja as në Rrëshen. Kur mbërrita në Tiranë mbeta vetëm se familja shkoi në SHBA. Më paragjykonin për të folurën time, por me ndihmën e mikeshës së ngushtë, Kristinës dhe miqve të tjerë tashmë flas në gjuhë letrare. Gjithsesi kur bashkohemi me fisin, lëshohemi fare dhe flasim në gjuhën tonë”, – është shprehur ajo.

Previous ArticleNext Article