Cifti shqiptar pret fëmijën e parë, por përndiqet nga ish e fejuara e tij që kërkon t`i ndajë!!! 0

Tek “ E djela shqiptare“, publiku u përball këtë herë me një histori jo fort të zakontë. Esmeralda dhe Erjoni janë njohur përmes Facebook-ut, e kanë vendosur të lidhin kurorë, pavarësisht kundershtimeve të familjes së vajzës. Por lidhja e tyre nuk ishte e qetë as më pas, jo nga të afërmit, por nga ish e fejuara e Erjonit, e cila kërkon tua prishë marrëdhënien.

 “Ajo ka nisur të shkruajë që ditën e parë që kam hyrë unë në atë shtëpi. Më thotë: ai që sot ke ti, e kam pasur unë dikur dhe do ta marr sërish.  Sot të kam thirrur për diçka që na shqetëson të dyve. Dua të them, duhet të më bindësh ti, që jemi bashkë dhe mos ta kthejmë kokën pas. Mos të kemi më grindje, sepse një muaj ka mbetur dhe t’i bëhesh baba e unë nënë. Të vazhdojmë jetën ashtu si jemi njohur”, ka pohuar Esmeraldanë studio. E lodhur duket nga kjo situatë, ajo ka vendosur ta bëjë publike. Erjoni këmbëngul se jeta e tij është me të shoqen 8 muajsh shtatzënë.

Previous ArticleNext Article