Tashmë është zyrtare, Olta Boka është fejuar, del fotoja!! 0

Një pjesë e “sekretit“ u zbulua që me fotot e plazhit, ku Olta Boka, dhe partneri I saj u kapën nga paparacët duke u puthur. Olta është figurë publike, e sigurisht, kurioziteti është I madh, por ai shtua edhe më shumë kur u mësuar se partneri I këngëtares ishte Ivi Rrokaj, djali i deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj. Tek “Rudina“, Olta bëri dhe një rrëfim, I cili më shumë në fakt I doli si padashje pas këmbënguljes së moderators. Rudina I vuri re unazën me gur të cmuar në gisht, dhe Olta e pranoi se është fejuar!!

Moderatorja nuk e la me aq, por I tregoi dhe një foto “zyrtare“ të ciftit, të siguruar nga miq të përbashkët.

Sa herë unë kam thënë nuk dua të flas, kurioziteti bëhej më i madh. Uroj që fotoja të mund të shuajë kureshtjen e shumë njerëzve, por nga ana tjetër, kam dashur t’i shijoj hapat e kësaj lidhjeje në mënyrë të shëndetshme, pa presionin e jashtëm, tha Olta, ndërsa shtoi se nuk kanë bërë ende plane për dasmën, dhe se te dy presin që gjërat të vijnë natyrshëm.

Previous ArticleNext Article