KreuCelebrity

“Film për të bërë lekë, pa vlera artistike”; Ermal Mamaqi flet për deklaratën e Ervin Bejlerit!

Në programin “Wake Up” në Top Channel këtë mëngjes ishte i ftuar Ermal Mamaqi, që foli për filmin “2 gisht mjaltë”, premiera e të cilit është këtë javë në kinematë e Tiranës.

Moderatorët e pyetën Mamaqin nëse ai ishte në dijeni të një deklarate të kolegut Ervin Bejleri, i cili e ka cilësuar filmin si komercial, pa ndonjë vlerë artistike, duke e quajtur si film për të bërë lekë.


Duket se Ermali nuk ishte në dijeni të kësaj deklarate dhe u shpreh se ai e vlerëson Ervinin si aktor e me siguri korotacioni i shprehjes nuk ka qenë negative.

“Ervini është një djalë shumë i mirë, shumë i talentuar, dhe shok I vjetër që nga Portokallia. Nuk besoj ta ketë thënë me të keq. Fjala ‘komerçial’ në shumë raste duket si diçka e keqe, ka krijuar një imazh të keq të gjërave që shiten. Kur gjërat shiten u humbet vlera se njerëzit thonë ‘hë se kjo shitet, është komerçiale. Por kjo nuk do të thotë se gjërat komerçiale nuk kanë vlera”; tha moderatori i “Xing me Ermalin”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF