KreuCelebrity

Nuk ka paqe për J.Lo, i fejuari akuzohet sërish për tradhëti!

Duket se për Jennifer Lopez nuk po shijon shumë periudhën e ëmbël të fejesës. Vetëm dy javë pas marrje së propozimit të fejesës nga partneri Alex Rodriguez, për këtë të fundit nuk kanë të ndalur lajmet se ai është një tradhëtar dhe se J.Lo nuk e meriton një partner të tillë.

Së fundmi, është ish-modelja e Playboy Zoe Gregori, e cila ka akuzuar ish-sportistin se vetëm pak ditë se para t’i propozonte këngëtares dhe aktores latine, ai ka shkëmbyer mesazhe të nxehta me Zoe.

Madje modelja e ka thelluar edhe më tej skandalin kur rrëfeu se Alex i ka karkuar asaj që të shkojnë diku për t’u ‘argëtuar në grup’ sëbashku me shoqen e saj.

Ndërkohë nga ana e Jennifer Lopez nuk ka patur ende asnjë reagim ndaj akuzave për të fejuarin  e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF