KreuCelebrity

Edhe pas 10 vjetësh martese Bruce Willis i thotë prapë “Po” të shoqes!!!!

Kanë kaluar 10 vjet nga martesa e Bruce Willis me Emma Heming, martesë kjo në të cilën morën pjesë personazhe të njohura, ndër ta dhe Demi Moore, në atë kohë ishte e shoqëruar nga Ashton Kutcher, dhe që u mbajt në pejsazhin e mrekullueshëm ekzotik tëParrot Cay, një prej ishujve të argjipelagut të Karaibeve. Duket që Bruce ka humbur mendjen pas të shoqes, duke i propozuar asaj martesë për të dytën herë dhe pikërisht në të njëtin vend.

Por, në fakt ishte e shoqja që postoi fotot në instragram duke na zbuluar surprizat e kësaj ceremonie.  Të pranishme kësaj rradhe dhe dy vajzat e çiftit Mabel dhe Evelyn, gjithashtu dhe vajzat që Bruce ka me Demi Moore. Një super dedikim nga Emma për aktorin 64 –vjeçar. “Thamë “po” “sërisht, gëzuar përvjetorin i dashuri im.” Shkruan modelja poshtë fotos të publikuar, ku ajo dhe Bruce janë duke u puthur në fund të ceremonisë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF