KreuCelebrity

FOTO/ Rona Nishliu kujton përjetimet e tmerrshme të 20 viteve më parë

 

20 vite më parë populli i Kosovës ka përjetur luftën e tmerrshme me Serbinë, kujtimet e hidhura të së cilës, ende sot i lënë pa gjumë kosovarët.

Këngëtarja Rona Nishliu, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ka sjellë edhe një herë në vëmendje atë periudhë të errët të bashkatdhetarëve të saj, kohë kur Rona ishte vetëm një fëmijë, sytë e së cilës kanë parë vrasje, djegje, plaçkitje…

“Kjo ishte situata ime dhe e qindra mijëra bashkëqyetarëve të mi në Kosovë 20 vite më parë. Nëndërgjegjia ime po kalon një proces sistematik të të riprodhuarit kujtime nga lufta duke më kthyer atmosferën e saj çdo mbrëmje të Shkurtit dhe Marsit, në ëndrrat e mia. Shtëpi tek e cila ende nuk mund të shkoj, familjarë që kanë ndërruar jetën, forcat militare serbe, rrënim, gjak, frikë, vuajtje, të gjitha vijnë në ëndrrat e mia dhe zgjohem e mbuluar nga djersë të ftohta. Është e rëndësishme të kujtojmë të shkuarën që të mos përsëritet kurrë më. Paqe”; ka shkruar këngëtarja nën postim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF