KreuCelebrity

Mami Vesa rrëfen çfarë ka brenda çantës së saj!

 

Në fakt më shumë se çanta e mamit, (kur ke një fëmijë), quhet çanta e të voglit.

Kur bëhesh mami prioritetet ndryshojnë, duke filluar që nga çanta, e cila nuk  mban më sendet personale tuajat, por çdo gjë të nevojshme për fëmijën. Njëjtë duket se ndodh edhe me Vesa Lumën, e cila nëpërmjet një video në instastory ka zbuluar se çfarë ka në çantën e saj të dorës.

Ç’nuk ka mami i Lianit aty brenda duke filluar që nga çokollatat e vogla, që i kanë kaq qejf fëmijët, e deri tek tullumbace, lapsa me ngjyra, syzet e të voglit, lodra e të tjera sende të cilat i përkasin Lianit. E vetmja gjë e mamit aty ishte portofoli.

Këngëtarja nga Kosova kalon shumë kohë me të birin 4-vjeçar e madje shpesh ai është edhe bashkëudhëtar në fluturimet e shpeshta të mamit jashtë Kosovës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF