Njihuni me 12 modelet që shkatërruan standartet e bukurisë!

 

E bukura është krejtësisht relative dhe shijet janë personale, por industria e modës, herë pas here nxjerr në pah standarte apo tipare fizike të cilat formojnë një portret apo trup të bukur. Ndryshimet e trendeve shpesh luajnë rol në ndryshimin e standarteve të bukurisë, të cilat shpesh janë bërë ‘shkaktarë’ që vajzat e zakonshme të duan apo të urrejnë tipare të fytyrës apo fizikut të tyre. Megjithatë së fundmi industria e modës dhe rrjetet sociale, i kanë dhënë rëndësi të madhe disa modeleve të cilat janë shumë larg standarteve të bukurisë që jemi mësuar të shohim, vajza të cilat ‘shkatërruan’ krejtësisht standaret e bukurisë.

Thando Hopa:

Përveç modelingut Thando e cila është nga Afrika punon edhe si avokate. Ajo është albine dhe në Afrikë rracat albine cilësohen si mallkime.

Anna Marinich:

Anna vuan nga alopecia, një sëmundje e rrallë që shkakton rënie të flokëve në pjesë të ndryshme të trupit. Vitin e kaluar ajo u përzgjodh si imazh I një projekti për njerëzit me karakteristika të ndryshme, e që atëherë karriera e Annës si modele shpërtheu, pasi është marrë në fushatë të ndryshme mode ose jo.

Kate Grant:

Është e para vajzë me sindromën Doën në botë që ka fituar një garë bukurie. 19-vjeçarja nga Irlanda u përzgjodh si fituese e kategorisë “Teenager”. Kate ka qenë gjithmonë e interesuar për fushën e modës dhe ka aplikuar në disa agjendi modelingu, por gjithmonë është refuzuar. Tani ëndrra e saj është bërë realitet dhe Grat quhet mirëfilli modele.

Tamy Glauser:

Nëse i referohemi moshës së kur e fillon karrierën  një modele, për Tamyn karriera ka filluar shumë vonë, pikërisht në moshën 27-vjeçare. Ajo ka marrë pjesë sfilata të ndryshme si në pasarelë ashtu edhe si fotomodele. Falë pamjes së saj burrërore, ajo ka marrë pjesë edhe në revistat e meshkujve.

Slick Woods:

E kanë tallur shumë në fëmijërinë e saj për paraqitjen “rosak” që ajo ka patur. Por për Slick ka qenë pikërisht karakteristika e dhëmbëve të saj të parë, që e kanë katapultuar atë drejt fushës së modelingut. Sot ëood është një modele e vërtetë dhe këngëtarja Rihanna e pëlqen dhe e mbështet vazhdimisht. Kaney Ëest gjithashtu është një fans i Slick dhe i ka sugjeruar asaj që të hapi profilin e isntagramit.

Velvet D’Amour:

Peshon 135 kilogramë dhe ky është rekordi më i madh për një modele. Ajo ka punuar me Jean Paul Gaultier, John Galliano dhe Vogue.

April Star:

Ishte 6 vjeç kur u diagnostikua me sëmundjen e lëkurës vitiligo dhe kjo gjë i shkatërroi vetëbesimin. Prindërit e kanë mbështetur gjithmonë dhe disa vite më parë ajo u ftua të merrte pjesë në shoë-n amerikan të qaujtur “The real” ku April takoi modelen e njohur e cila vuan nga e njëjta sindromë, Ëinnie Harloë. Sot, April merr pjesë në sete të ndryshme fotografish për revista të ndryshme.

Issa Lish:

Origjina e saj është shumë interesante; Issa është gjysmë japoneze dhe gjysmë meksikane. Ajo ka një llogari shumë frymëzuese në Instagram që të bën të ndjehesh sikur e ke mike këtë modele të pazakontë.

Alice Wilson:

Fytyra e saj është e mbuluar me quka, ose nishane, gjë që e bën portretin e saj tejet të veçantë.

Serafima Solovyova:

Është e bindur se feminiliteti i saj nuk qëndron aspak tek flokët.

Sophia Hadjipanteli:

Është cilësuar si modelja me vetullat më të çuditshme në botë dhe shpesh Sophia ka rënë pre e komenteve jo pozitive në rrjete sociale. Kanë qenë pikërisht vetullat e trasha dhe të zeza që e kanë ndihmuar Sophian të marrë oferta të ndryshme nga shtëpi mode.

Përshtati bordo.al

Burimi: Bright Side

Previous ArticleNext Article