KreuCelebrity

Doni të dini gjithçka mbi veshjet e Meghan Markle-t? Tani dhe mund t’i blini!!!!

Fenomeni “Megan” tashmë është kthyer në urragan. Një fanse fanatike e dukeshës së Sussex-it ka arritur të krijojë një blog, ku mund të gjeni të gjitha veshjet dhe jo vetëm, që Meghan Markle ka përdorur gjatë gjithë kësaj kohe. Elizabeth quhet ardhuruesja e zjarrtë e dukeshes.  Ajo ka hulumtuar kudo, duke nxjerrë në site-n e saj ( meghansfashion.com ) veshjet që nga më të shtrenjtat deri tek ato më të lirat, si ishte rasti i unazës që Meghan kishte në gisht gjatë ceremonisë së Commonwealth Day, prej 44 dollarë të markës Calbrid. Aq praktik dhe i thjeshtë është blogu, sa nuk mungojnë as lidhjet direkte me faqet, ku të interesuarit mund të blejnë këto veshje, madje ka arritur deri aty sa të njoftojë kur këto artikuj kanë mbaruar.

Një rubrikë më vete është dhe ajo ku me një fjalë të thjeshtë “repeat” tregohen te gjitha veshjet apo aksesorët që dukesha ka përdorur. Si për shembull vëthët Birks, që Meghan i ka përdorur në tri ceremoni të ndryshme. Ndoshta kjo si përgjigje ndaj të gjithë atyre, që e akuzojnë Meghanin për shpenzime përrallore gjatë daljeve të saj publike. Nderkohe artikujt qe nuk duhet te mungojne ne nje garderobe si e saja:

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF