KreuCelebrity

Edhe në familjen e vogël të Jona Spahiut, mami është e vetmja që pëlqen fotot!

 

Të gjithë e dimë se sa qejf kanë mamat e reja të bëjnë foto me të vegjlit e tyre, por në një familje ku mami është e vetja femër, asaj do t’i duhet shpesh të durojë buzët e rrudhura të meshkujve të shtëpisë teksa u drejton aparatin.

Duket se këtë ‘hall’ ka edhe mami Jona Spahiu, e cila ka shumë dëshirë t’i bëjë foto të voglit Raiden dhe bashkëshortit Frenkli, për t’i  ndarë më pas me ndjekësit në instagramin e saj, por që jo gjithmpnë ka miratimin e çunave (dashurive të jetës së saj).

Teksa ka postuar disa foto familjare, moderatorja simpatike ka ndarë edhe ‘shetësimin’ që kanë djemtë e familjes për fotot që mami poston shpesh në Instagram.

“Mami e dimë që jemi dashuritë e tua të jetës, po ç’taksirat kemi unë dhe babi të dalim nëpër fotot e tua të instagramit”; ka shkruar Jona nën fotot e postuara ku duket së bashku me bashkëshortin dhe të voglin Raiden.

Po cila do të ishte ajo mami që do t’i rezistonte tundimit për të ndarë me të gjithë këtë portret kaq të bukur familjar!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF