KreuCelebrity

Miranda Kerr shtatzënë për herë të tretë!

Supermodelja australiane Miranda Kerr ka ndarë me të gjithë lajmin se është në pritje të fëmijës së tretë.


35- vjeçarja ka rrëfyer për Dailymail Australia se ajo dhe bashkëshorti Evan Spiegel janë shumë të lumtur për pritjen e ëmbël.


Supermodelja është gjithashtu nënë e Flynn 8 vjeç, të cilin e ka nga martesa me Orlando Bloom, ndërsa me themeluesin e Snapchat ylli i pasarelave pret fëmijën e dytë, pas vogëlushes Hart e cila mbush 1 vjeç më 10 maj.


Kerr dhe Spiegel janë takuar për herë të parë në vitin 2014, në një prej show të Victoria’s Secret, ndërsa në vitin 2015 ata shpallën publikisht romancën e tyre.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF