KreuStil Jetese

E papritur! Rasheli dhe Arta largohen nga “Duplex”

Programi i humorit “Duplex” që transmetohet të shtunave në ekranin e Tv Klan duket se ka pësuar ndryshime. Me një kast të konsiderueshëm aktorësh e figurantesh, shoë i humorit është shpërbërë pasi dy personazhe mësohet të jenë larguar nga “Duplex”.

Bëhet fjalë për modelet Arta Elezaj dhe Rashel Kolaneci të cilat prej dy javësh nuk shfaqen më përgjatë puntatave të show-t duke shtuar kështu dyshimet se mes tyre dhe drejtuesve diçka ka ndodhur që mund të ketë çuar në largimin e tyre.

Dy vajzat Arta Elezaj, kaçurrelsja nga Kosova që u prezantua si hyrja e re e këtij sezoni që në nisje të tij, dhe Rasheli që u rekrutua muajin e kaluar nuk kanë bërë asnjë deklaratë për këtë mungesë dyjavore, ndërsa vihet re se në profilet e tyre në Instagram mungojnë fotot e fundit nga provat apo dalja e tyre në “Duplex”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF