I keni në shtëpi! Ja dy përbërësit magjik që ndalojnë rënien e flokëve

Përdorimi i përditshëm i produkteve të nxehta apo bojërave me kimikate e dëmtojnë shumë flokun tonë, për këtë arsye është e domosdoshme që të paktën 1 ose 2 herë në muaj të bëni një maskë për flokun. E për ta bërë këtë ju mjaftojnë dy përbërës ‘magjik’ që i ka secila prej nesh në shtëpi: vezë dhe çaj jeshil.

Çfarë duhet të bëni?
Në një tas hidhni një të verdhë veze dhe shtoni 2 lugë çaj jeshil të përgatitur më parë. Përzijini mirë me njëra-tjetrën. Nëse është ende e trashë, mund të shtoni sërish çaj jeshil deri sa të krijohet një masë e lëngshme. Aplikojeni në flokun tuaj nga rrënja deri tek majrat dhe më pas mbështillni flokun me peshqir. Lëreni të veprojë për 30 minuta dhe më pas shpëlani kokën me ujë të ftohtë dhe me shampo si zakonisht.

Sa shpesh?
2-3 herë në javë.

Përse shërben?
Çaji jeshil është i ngarkuar me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve dhe në rritjen e tyre. Vezët kanë qenë një përbërës popullor për kujdesin e flokëve për dekada për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të proteinave. Ato u japin flokët tuaj ushqyesit thelbësorë që duhet për një rritje të shëndetshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *