KreuStil Jetese

Gëzuar 1 Prillin! Luana Vjollca bën për ujë të ftohtë ‘luanatorët’

Luana Vjollca ka vendosur që të ‘festojë’ 1 Prillin këtë vit duke bërë një rreng në llogarinë e saj në Instagram. Moderatorja ka lajmëruar pak orë më parë se ka vendosur të tërhiqet nga jeta publike për disa kohë.

“Kam vendosur të tërhiqem për ca kohë… 12 vite pa ndalim… Kam nevojë të pushoj. Do të më marr malli shumë për dashurinë tuaj”, shkroi moderatorja në Insta Story.

Por ky njoftim i bjondes së ekranit, që duket se ka bërë për ujë të ftohtë fansat e saj besnikë, të njohur si #luanator, ka qenë e gjitha një rrenë e menduar nga një mikja e saj. Duke qenë se menjëherë kanë nisur drejt saj mesazhet e fansave, ‘loja’ e Luanës nuk zgjati shumë dhe 1 orë më pas ajo sqaroi se e gjitha ishte shaka.

“Mesazhet tuaja si kjo ma shkrin zemrën komplet!! Kështu që po ju tregoj që as nuk e kam mend të ndalem. Jam e bekuar që ju kam!!! Ideja për këtë ishte e Blerina Rugovës. Gëzuar 1 Prillin. Hajde se duhen ndonjëherë gënjeshtra të tilla të më kujtoni sa shumë dashuri kam. Nuk heq dorë kurrë sa t’iu kem ju”, shkroi në një tjetër Insta Story ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF