KreuCelebrity

Këshilla e gjyshës së Dojnës për vajzat që i ka lënë i dashuri, është e paparë!!!

Moderatorja e tregoi përmes një videoje në rrjetet sociale se cfarë mendimi ka gjyshja e saj për dhimbjet e dashurisë dhe një histori që përfundon papritur. Dojna flet për një situatë kur djali e lë vajzën, dhe gjyshja i jep një përgjigje që të befason me qartësinë e saj.

 

 

 

« Naftë dhe Dashuri » ?? #gjyshjadojnes

A post shared by Gjyshja Dojnës?? (@gjyshjadojnes) on

“Çfarë mendimi ke kur çunat i lënë gocat edhe si duhet një goca të përballojë momentin kur një çun e lë dhe i thotë: Nuk dua të jemi më bashkë?”

“Nuk ka asnjë problem për mua” përgjigjet gjyshja.

“Po çfarë duhet të bëjë goca?”

“Asgjë, duhet ta mbledhë mendjen që s’është më me këtë çunin dhe të vazhdojë jetën e vet.”

Dojna nuk e lë më kaq, por ngacmon sërish.

“Ajo e dashuron….”

“Po kur thotë atë fjalë ai, unë i kam bërë naftën dashurisë!” e mbyll gjyshja këshillën e saj që të bën dhe të qeshësh, por edhe të reflektosh!!!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF