KreuCelebrity

‘Pengu’ që formoi kombinimin e veçantë mes Irmës dhe Reit

Rei Bezhani është një këngëtar jo shumë i njohur për publikun, ndërsa ajo një prej ikonave të muzikës së lehtë e asaj popullore e qytetare shqiptare, të cilët janë bërë bashkë për të sjellë një bashkëpunim shumë interesant.


Irma Libohova dhe Rei Bezhani ishin të ftuarit e ditës së sotme në programin “Rudina” ku rrëfyen se si lindi kënga “Peng” mes dyshes që së largu duket se nuk kanë asnjë lidhje.
Ka qenë Rei ai që e ka ftuar artisten e madhe për t’u bërë pjesë e duetit dhe për habinë e tij, Irma pranoi menjëherë.


Gjatë programit këngëtarja u shpreh se është shumë e kënaqur për bashkëpunimin dhe ndonëse Rei nuk është ende një emër shumë i njohur për publikun e gjerë, ajo e vlerësuar shumë talentin e djaloshit të ri.


‘Peng’ është një këngë me ritme të ngrohta verore, paksa melankolike, që me shumë mundësi do të kthehet shumë shpejt në këngën e preferuar për të gjithë ata që ndoshta e kanë një PENG!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF