KreuStil Jetese

Pink shpërthen ndaj ndjekësve që komentuan të birin pa pelena

Artistja e njohur Pink nuk është përmbajtur askpak kundrjt disa komenteve që i ka cilësuar fyese në njërën nga fotot e saj në Instagarm.

Ylli i “So what” ndau të dielën një postim të dedikuar për të shprehur zemërimin e saj me komentet që i ka cilësuar të shpifura që iu bënë në një postim në Instagram nën foton e të birit të saj 2-vjeçar Jameson Moon që shfaqej pa pelena pranë pishinës.

“Ka diçka që nuk shkon te shumë prej. Si mund të flisni ashtu për organin gjenital të vogëlushit tim? Për faktin nëse ëhtë bërë apo jo synet? A e keni seriozisht? Ashtu si çdo nënë normale në plazh nuk e vura re që ai e kishte hequr pelenën. E fshiva foton sepse jeni kaq të shpifur…”,- shkroi ndër të tjera artistja 38-vjeçare.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF