Alketa Vejsiu supersticioze! Para emisioneve bën gjithmonë të njëjtën gjë

Prezantuesja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu mund të jetë ngjitur shumë herë në skenë por ama emocionet vijon t’i ketë të njejta edhe pas shumë vitesh eksperiencë.

Por mbrëmjen e së hënës përgjatë emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, Alketa ka zbuluar se është supersticioze dhe se ka një ritual që e ndjek gjithmonë përpara se të dalë në skenë.

“Unë jam supersticioze dhe gjithmonë konsumoj një çokollatë përpara se të dal në skenë. E kam traditë”,- u shpreh ajo.

Jo vetëm kaq por prezantuesja e njohur zbuloi për publikun se ajo nuk e konsumon kafenë për shkak se nuk i bën mirë dhe ndaj konsumon çokollata.

Previous ArticleNext Article